Këshilltar Komunal
Muhamed Murtezi i lindur dhe rritur në Shkup. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Univerzitetin e Prishtinës, ndërsa masterin në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin Filozofik, Drejtimi ‘Studime Evropiane për Integrim’. Që nga viti 1991 është pjesë aktive e shoqërisë civile. Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Rinisë Islame, Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional. Po ashtu, Kryeredaktor i revistës edukative e kulturore VEPRA dhe Kryeredaktor i revistës ndërkombëtare shkencore CENTRUM. Bashkëthemelues dhe Drejtor i Shtëpisë Botuese “Furkan ISM”.