Parkimi eshte nje nga sfidat me te medha te perditshme me te cilat perballen qytetaret e çairit. Mungesa e vendeve te mjaftueshme per parkim, parkimi i parregullt dhe organizimi i pamjaftueshem krijojne kaos ne komunikacion, veshtiresojne levizjen e kembesoreve, çiklisteve dhe transportit publik dhe, shpesh shkaktojne konflikte mes vete banoreve.
Qellimi yne eshte te ofrojme zgjidhje sistematike dhe afatgjata permes modernizimit te rrjetit rrugor, zgjerimit dhe rindertimit te rrugeve, ndertimit te shtigjeve te reja per kembesore dhe çikliste, prezantimit te zgjidhjeve moderne per rregullimin e qarkullimit dhe vendosjes se ndriiçimit publik me efikasitet energjetik.
Ne lagjen "Sahat Kulla" parashihet gjithashtu rindertimi i rrjetit ekzistues te ujesjellesit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik ne disa rruge. Per realizimin e ketyre projekteve, tashme jane siguruar mjete nga Qeveria e Republikes se Maqedonise se Veriut, ne perputhje me thirrjen per shprehje interesi nga Komunat per financimin e projekteve infrastrukturore ne kuader te Programit AA - Projekte infrastrukturore ne Komunat per vitin 2024.
Me qellim permbushjen e nevojave te prinderve per kujdesin ndaj femijeve te tyre ne kopshtet per femije, do te rrisim kapacitetin e kopshteve permes ndertimit te nje Kopshti te ri (ne vend in e kopshtit ekzistues), i cili eshte i rrenuar dhe kerkon shembje. Ndertimi i kopshtit te ri do te financohet nga Qeveria e Republikes se Maqedonise se Veriut, ne perputhje me thirrjen per shprehje interesi nga Komunat per financimin e projekteve infrastrukturore ne kuader te Programit AA - Projekte infrastrukturore ne Komunat per vitin 2025.
Te rinjte jane e ardhmja e komunes sane, ndersa sporti dhe shprehite e shendetshme jane i;elesi i zhvillimit te tyre te duhur dhe femijerise se lumtur. Komuna e <;airit eshte e perkushtuar te krijoje mjedis ku i;do femije dhe i ri do te kene qasje ne programe cilesore sportive, rekreative dhe shendetesore, pavaresisht nga prejardhja sociale ose etnike.
Parku i Çairit eshte vendi ku njerezit e te gjitha brezave kalojne nje pjese te mire te kohes se tyre, veçanerisht te moshuarit. Per kete qellim, Komuna e Çairit planifikon rindertim te plate te parkut, per te cilin, pas konkursit publik te shpallur, komisioni tashme ka zgjedhur zgjidhjen me te mire konceptuale, ndersa ne fazen e zhvillimit eshte projekti baze per rindertimin e parkut.
Mbrojtja e mjedisit dhe rregullimi i segmentit te mbeturinave komunale dhe higjienes komunale eshte nje nga qellimet me te rendesishme ne zhvillimin e bashkesive lokale ne Komunen e Çairit. Per kete qellim, do te ndertojme te pakten 30 kontejnere nentokesore ne te gjitha vendbanimet urbane ne komune.
Dy hapesirat qe komuna ua ka ndare shoqerive te pensionisteve qe funksionojne ne territorin e komunes se Çairit do t'i nenshtrohen rindertimit te plote me qellim krijimin e kushteve me te mira per pensionistet. Komuna gjithashtu do te ofroje mbikeqyrje dhe mbeshtetje aktive per te rriturit nepermjet sherbimeve shendetesore dhe sociale, te kryera nga persona te licencuar dhe staf profesional.
Komuna e Çairit do te zbatoje digjitalizimin e plote te sherbimeve te saj dhe informacioneve, me qellim qe ato te jene lehtesisht te arritshme, te thjeshta per t'u perdorur dhe transparente per te gjithe qytetaret dhe personat juridike. Do te krijojme platforme elektronike moderne per menaxhimin e te gjitha sherbimeve komunale (kerkesa, leje, pagesa, dorezim te dokumentave).