Shkup, 9 tetor – Sporti është një nga shtyllat më të rëndësishme që forcon shoqërinë, dhe këtë e theksoi sot kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë vizitës në klubin e Sambos në Shkup.

Gjatë takimit me Erdal Fakiç, kryetar i Federatës së Sambos dhe trajner i xhudos, Mexhiti pa nga afër përkushtimin dhe disiplinën e sportistëve që çdo ditë punojnë me zell për të ndërtuar një brez të ri kampionësh.

“Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë, jo veç fjalë. Klubet si ky kanë nevojë për kushte më të mira, investime dhe ndihmë institucionale, sepse këtu lindin kampionët e së ardhmes”, u shpreh Mexhiti, duke vlerësuar lartë punën e trajnerëve dhe sportistëve.