Saraj, 12 tetor – Kandidati për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti sonte nga tubimi në Saraj tha se nga këtu e sheh vulën e fitores më 19 tetor, pra në komunën e Sarajit në krye me Muhamet Elmazin.

Si qeverisje, shtoi ai, vetëm për 15 muaj dëshmuam se dimë të bëjmë konkurrencë në kampin politik shqiptar dhe të qeveriset pa korrupsion.

Mexhiti shtoi se në çdo fytyrë, në çdo duartrokitje, ndjehej vendosmëria për ta kthyer komunën në drejtimin e duhur. Dhe sot, këtë besim e përfaqëson një emër, Muhamet Elmazi.

Kjo është beteja për zhvillim, për përfaqësim të denjë, qeverisje të ndershme dhe për dinjitetin që Saraji e ka merituar prej kohësh.

Saraji kërkon më shumë investime, më shumë mundësi, më shumë kujdes për njerëzit e vet. Dhe me Muhametin, me njerëzit që besojnë në ndryshim, ky transformim do të ndodhë.

Më 19 tetor, Saraji zgjedh rrugën e drejtë, për zhvillim, për drejtësi, për një udhëheqje të përgjegjshme.