Në konakun e bacit Femi në Gazi Babë u ndjeva si në shtëpi. Falënderim i veçantë për familjen, fqinjët dhe banorët që më pritën me aq ngrohtësi dhe respekt. Kjo është ajo lidhje e vërtetë që na jep motiv të vazhdojmë punën me përkushtim.
Bisedat me banorët e asaj ane e bënë edhe më kuptimplotë përfundimin e rrugës 157, një projekt që për vite kishte mbetur peng i neglizhencës. Sot ajo rrugë është përfunduar dhe po u shërben çdo ditë banorëve, fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe bizneseve të zonës.
Gazi Baba, Serova, Dizhoni, Çairi i Vjetër e Fusha Tophana, dhe çdo lagje po merr vëmendjen që meriton. Ky është rezultati i punës së përbashkët, i bashkëpunimit të sinqertë mes komunës dhe institucioneve qeveritare, që punojnë me vizion.
Pra, më 19 tetor, me besim dhe unitet, hapim një kapitull të ri të zhvillimit edhe më të fuqishëm të komunës sonë.