Shkup, 8 tetor – Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është takuar me berberët e kësaj komune, duke vlerësuar punën e tyre si shembull të suksesit, përkushtimit dhe traditës familjare.
Në takimin e mbajtur me përfaqësues të këtij profesioni, Mexhiti theksoi se berberët dhe zejtarët e Çairit janë pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe ekonomike të komunitetit.
“Në çdo berberi fshihet një histori e vogël suksesi, një biznes familjar që qëndron mbi punë, përkushtim dhe traditë. Berberët e Çairit janë ata që çdo ditë takojnë dhjetëra qytetarë, dëgjojnë historitë e tyre, ndajnë hallet dhe gëzimet e përditshme,” tha Mexhiti.
Ai shtoi se përmes politikave të qarta për zhvillim dhe lehtësime për bizneset e vogla, do të mbështesë çdo profesion të ndershëm dhe çdo familje që krijon vlerë në Çair.